Lajme

12 February 2019

Muzeu danez heq figurën prej dylli të Michael Jacksonit, arsyet e lidhura me skandalet e seksit

Një ndër qendrat e vjetra tregtare në Danimarkë që në gjirin e vetë ka shumë figura prej dylli ka marrë një vendim interesant.

Kanë vendosur që ta heqin figurën e këngëtarit të ndjerë, Michael Jackson nga frika se mund të jetë ofenduese për klientët pasi artisti së fundmi po akuzohet për ngacmime seksuale.

Charlotte Andersen, drejtoresha e marketingut në Redwood Center, një qendër tregtare në periferi të Kopenhagës, tha për TV2 se morën pesëmbëdhjetë ankesa për figurën e Jackson, kryesisht nga familjet me fëmijë.

Qendra ka njoftuar rreth organizimit të një ekspozite me figurat e dyllit të yjeve kryesore botërore, duke përfshirë Merilin Monroe dhe Julia Roberts.

Pas heqjes së figurës së këngëtarit që ndërroi jetë në vitin 2009 u vendos që të zëvendësohet me figurën e Brad Pittit.

Kujtojmë se qendra tregtare me 75,500 metra katror u hap në vitin 1966 dhe është ndër kryesoret në Danimarkë.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com