Lajme

21 April 2018

Muzika botërore në Zi! Ndahet nga jeta DJ i famshëm Avicci

Ndahet nga jeta një prej Dj-ve më të famshëm në botë, Tim Bergling i njohur për publikun si Avicii.

Përfaqësuesit e tij me anë të një deklarate publike njoftuan se artisti u gjend i pajetë në Muscat, Oman. Dj dhe producenti suedez ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare dhe shkaqet për largimin e tij nga jeta nuk janë bërë të ditura.

E gjithë muzika ndërkombëtare është në zi ndërsa në orët në vijim priten të mbahen homazhe për të ndjerin. “Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë në këtë kohë të vështirë” ,thuhet në deklaratën e publicistes së tij.

Avicii prodhoi hite të paharrueshme si “Hey Brother”, “Wake Me Up”, “Lonely Together’, “Waiting For love’ e shumë të tjera. Kolegët e tij në rrjetin social Twitter po ndajnë me të gjithë botën hidhërimin e tyre dhe kujtimet që kanë me të.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com