Lajme

16 June 2018

Ndahet nga jeta aktori i famshëm hollivudian

Ylli televiziv, Leslie Grantham ka ndërruar jetë në moshën 71- vjeçare. Grantham, ishte kthyer së fundmi në Britani të Madhe për trajtim mjekësor , pasi prej shumë vitesh jetonte në Bullgari.

Në një deklaratë përfaqësuesi i tij tha: “Ne shpallim zyrtarisht humbjen e Leslie Grantham, i cili ndërroi jetë sot në orën 10.20 të mëngjesit, më 15 qershor 2018. Ish-bashkëshortja dhe djemtë e tij kanë kërkuar që privatësia e tyre të respektohet në këtë periudhë të vështirë”.

Grantham ishte vizituar nga disa miq të ngushtë nga bota e televizionit pak javë para vdekjes dhe disa prej tyre kishin thënë se aktori kishte kancer terminal. Grantham ka tre fëmijë, Spike 31 vjeç, Jake 29 vjeç dhe Danie, 23 vjeç, me ish-bashkëshorten e tij, Jane Laurie, me të cilën ai ishte i martuar për 31 vitesh.

Agjenti i tij tha gjithashtu se do të bëhet një varrim privat, i cili do të ndiqet vetëm nga familja dhe miqtë e ngushtë. Shumë prej miqve të famshëm e nderuan aktorin veteran në rrjete sociale menjëherë pas njoftimit të vdekjes së tij.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com