Lajme

14 March 2018

Ndahet nga jeta Stephen Hawking, fizikanti më i famshëm që prej Albert Ajnshtajnit

Stephen Hawking i cilësuar si nga një shkencëtarët dhe fizikantët më gjenial të shekullit është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Ai kaloi plot 50 vite në një karrige me rrota, pas një sëmundje të rëndë të palcës kurrizore, atë të sklerozës laterale amiotroke, shenja të cilat ju shfaqën në moshën 20-vjeçare. Shpejt sëmundja e lidhi atë pas karriges së invalidit. Ai humbi zërin dhe mundte të komunikonte vetëm përmes një aparati.

Ai është fizikanti më i famshëm që prej Albert Ajnshtajnit dhe për shumë gjeniu më i madh i kohës sonë.

Sa ishte gjallë Hawking nuk rreshti kurrë së punuari dhe studiuari edhe pse i paralizuar që në moshën 22 vjeçare. Ai nuk është famshëm vetëm për studimin e vrimave të zeza në hapësirë, apo njëjtësive gravitacionale, por edhe për idetë e tij të guximshme për gjërat që mund të shkatërrojnë njerëzimin.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com