Lajme

10 January 2019

Ndarje miqësore, jo edhe aq… Jeff Bezos tradhtonte bashkëshorten prej 8 muajsh me miken e familjes

CEO i Amazon, i njohur ndryshe si njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, deklaroi divorcin e martesës së tij 25-vjeçare nëpërmjet një postimi në “Twitter” një ditë më parë.

“Familja dhe miqtë tanë të afërt janë në djeni që pas 25 vjetësh, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë si miq.”- shkroi ai.

25 vjet martesë dhe ndarja është kaq miqësore. Oh, sa bukur! Por, prisni, nuk është ashtu siç duket.

Së fundmi mësohet se Jeff, 54 vjeç, kishte një marrëdhënie prej tetë muajsh me prezantuesen televizive Lauren Sanchez, 49 vjeçe e cila gjithashtu ishte e martuar.

Jeff e takoi Lauren 6 herë në vetëm dy javë, para se të shkonte me pushime, me jahtin e tij privat prej 65 milion dollarësh.

Gazeta “The Enquirer” thotë se e kanë “ndjekur” Bezos dhe Sanchez në pesë shtete, në udhëtime me helikopterë, në hotele me pesë yje, në darka intime, përpara se të publikonin fotot komprometuese.

Gazeta gjithashtu, pohon se çifti një herë u takua në të njëjtin hotel në Boston, Massachusetts ku familja e Bezos qëndroi për të vizituar djalin e tyre.

Të dy çiftet thuhet se njihen me njëri-tjetrin prej vitesh , sepse të dy kanë shtëpi në Seattle. Dhe siç mund të merret me mend, ky divorc do t’i kushtojë shefit të Amazon një djall e gjysmë.

Pasuria e Jeff Bezos shkon në 140 miliardë dollarë dhe për çudi, ai dhe bashkëshortja MacKenzie Bezos nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore, pasi në vitet ’90 kontrata të tilla thuajse nuk ekzistonin. Një gjë të tillë, do të thotë se me shumë gjasa, MacKenzie Bezos do të marrë gjysmën e pasurisë së bashkëshortit, duke u shndërruar në gruan më të pasur në botë.

 

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com