Lajme

15 April 2019

Në prag të Eurovision 2019, Izraeli tallet keq me shqiptarët

Jonida Maliqi do të përfaqësojë shqipërinë në Eurovision 2019 me këngën “Ktheju tokës”, një klithëm që këngëtarja ia dedikon emigrantëve kudo ndodhen në botë që të kthehen në tokën e tyre jo vetëm në aspektin fizik.

Televizioni Kan në Izrael, ku do të mbahet edhe Eurovision 2019 nëpërmjet një kronike ka ironizuar shqiptarët përsa i përket prodhimeve muzikore.

Nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza”, që nënkupton se nuk i intereson fare”, thuhet në televizionin KAN. Në kronikë, shqiptarët përshkruhen si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre me makina të shtrenjta dhe kështjella.

Madje, gjatë kronikës përmendet edhe dalja e vendit tonë nga komunizmi,periudhe gjate te ciles shqiptaret degjonin me se shumti këngë popullore dhe komuniste me stil atdhetar larg ndikimit te kultures perëndimore. Moderatorja shprehet se ka pak shqiptarë nëpër botë, megjithatë ata klikohen mbi 100 milion herë pasi dinë si të bëjnë marketing.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com