Lajme

18 April 2019

Nëse ende nuk keni marrë asnjë lajm të mirë, MCN Radio & Ronaldo Sharka e kanë një të tillë për ju!

Pranëvera vjen me plot risi në MCN Radio Albania (103.1) dhe TemA Tv.

Prej ditës së hënë, 22 Prill merr start programi më i ri nga MCN Radio dhe gazetari Ronaldo Sharka, “MCN Chart”.

Siç kuptohet edhe nga emri, “MCN Chart” do të jetë një “hit parade” muzikor për gati 60 minuta trasmetim live.

Nga e hëna në të premte dëgjuesit e MCN Radio do të kenë mundësinë të dëgjojnë këngët më të pëlqyera dhe play-uara momentalisht në mbarë globin.

E hëna i dedikohet 10 këngëve më të dëgjuara në SHBA, e marta prezanton këngët më të dëgjuara të renditura hap pas hapi në Britani, e mërkura ndryshon në 360° për të prezantuar këngët më të dëgjuara latine, dita e enjte i dedikohet këngëve më të dëgjuara në Europë dhe e premtja me 10 këngët më të dëgjuara në mbarë globin, përfshirë këtu Lushnjen, Peqinin dhe Bleshin, apo s’ka lidhje?! Nejse.

 

Pra thënë ndryshe, prej ditës së hënë datë 22 Prill iu ftojmë të gjithëve të statcionoheni në 103.1 FM në “MCN Chart” nga Ronaldo Sharka!

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com