Lajme

22 May 2018

Neurologët zbulojnë sekretin e lëvizjeve të veçanta në kërcimin e Michael Jakson

Performancat e Michael Jakson tërhiqnin vëmendjen për lëvizjet shumë të veçanta të realizuara prej tij. Ai përkulet para në një pozicion që duket i pamundur për tu realizuar.

Një grup neurologësh e kanë marrë në studim këtë lëvizje dhe kanë shpjeguar gjithçka rreth saj. Sipas tyre Michael arrinte të përkulej në një kënd prej 45 gradësh, ndërkohë që një balerin profesionist arrinte të përkulet vetëm 25-30 gradë.

Trupi i tij arrinte të qëndronte i drejtë si një shkop, ndërsa lëvizja duket e parealizueshme në pamje të parë të paktën nga ana gravitacionale. Sipas tyre sekreti qëndron në këpucët e veçanta të këngëtarit, të cilat ishin të dizenjuara në një formë të tillë që i lejonin përkuljen.

Për BBC studiuesit theksojnë se një rol të madh luante aftësia dhe karakteri i Michael, po aq sa edhe shpina e formuar e tij. Ndërsa në fund i paralajmërojnë të gjithë që të mos e provojnë këtë lëvizje pasi është e rrezikshme.

Edhe nëse këpucët që ka pasur Michael do i kishte dikush përsëri lëvizja kërkon teknikë që askush nuk mund ta realizojë pa stërvitje të fortë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com