Lajme

08 May 2017

Nicki Minaj ndihmon disa nga fansat e saj studentë

Këngëtarja Nicki Minaj ka bërë një shpenzim të çmendur ditën e shtunë, duke ofruar para për të paguar shpenzimet e shkollës për më shumë se 20 ndjekësit e saj në “Twitter”.

Në një postim të bërë në këtë rrjet social, këngëtarja ka shkruar: “Më tregoni mejëherë të dhënat që vërtetojnë studimet tuaja dhe unë do i paguaj ato”.

Ndjekësit e këngëtares kanë dërguar menjëherë fotografi të notave të tyre dhe nevojave përfshi borxhet, tarifën e shkollës dhe gjërat e nevojshme për mësim. Minaj iu ka premtuar atyre se 20 prej tyre do të paguhen nga ajo.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com