Lajme

13 June 2018

Nicky Jonas dhe Pryianka Chopra bëjnë zyrtare lidhjen e tyre

Duket se lidhja e yllit të muzikës Nick Jonas dhe aktores së famshme Pryianka Chopra po bëhet çdo ditë edhe më serioze. Këngëtari ka ftuar së fundmi yllin e filmit “Quantico” në dasmën e kushërirës së tij Rachel Tamburelli.

Fotot e çiftit që po qarkullojnë në rrjete sociale i tregojnë ata shumë të afërt. Në disa prej fotove të publikuara ata shihen duke ecur të kapur për krahu teksa dilnin nga aeroporti.
Pryianka kishte veshur një fustan të verdhë mjaft elegant, ndërsa Nick kishte veshur një kostum elegant blu.

Dyshja ka qëndruar gjithë fundjavën në shoqërinë e familjarëve të këngëtarit dhe më vonë janë larguar me një avion privat drejt New Jersey-t.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com