Lajme

18 November 2017

Nicole Ari Parker paraqitet në eventin e rëndësishëm me stilimin e Valdrin Sahitit

Serena Williams dhe Alexis Ohanian, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, në New Orleans. Konsiderohet si një nga dasmat më të përfolura në Hollywood, me pjesëmarrjen e artistëve më të rëndësishëm me fame botërore.

Ky event kishte si temë, “E bukura dhe Bisha”, ku emrat e rëndësishëm të showbiz-it janë shfaqur me veshje të mrekullueshme. Në këtë mbrëmje, nuk ka munguar edhe një prej fustaneve të stiluar nga silisti i famshëm shqiptar, Valdrin Sahiti.

Aktorja dhe modelja amerikane Nicole Ari Parker është paraqitur me këtë stilim të veçantë të Valdrinit, i cili ishte i punuar me tyl dhe lule ngjyrë lejla. Ka qënë vetë Sahiti, i cili e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.

Amazing night… #💜🖤

Un post condiviso da nicoleariparker (@nicoleariparker) in data:

|

Leave a Reply