Lajme

31 May 2018

Nicole Kidman rrëfen për herë të parë dhimbjen e përjetuar gjatë dy aborteve

Nicole Kidman ka folur për herë të parë për dhimbjen që kaloi pasi pësoi një abort dhe një shtatzëni ektopike që ndodh kur fetusi është jashtë mitre, ndërsa ishte e martuar me Tom Cruise.
Edhe pse kanë kaluar dy dekada, Kidman thotë se ende e ndjen pikëllimin e asaj kohe. 50-vjeçarja tregoi dhimbjen e madhe që ajo dhe Tom Cruise kaluan dhe që i çoi në adoptimin e dy fëmijëve të tyre tani të rritur Isabella dhe Connor.

Ajo më në fund arriti të mbetej shtatzënë përsëri, por pësoi një abort gjatë kohës që Tom paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2001 pas 11 vjetësh së bashku.

“Nga minuta që Tom dhe unë u martuam, dëshiroja të kisha fëmijë. Ne e humbëm një fëmijë në fillim, kështu që ishte me të vërtetë shumë traumatike. Dhe pastaj adoptuam Bella-n. Nëna ime ka një motër të adoptuar, prandaj është pjesë e familjes sonë dhe e dija se ndoshta do të kishte ndikim edhe tek unë disi. Nuk mendova se do të ndodhte në mënyrë kaq të hershme, por do të ndodhte”.

Katër vjet pas divorcit të saj nga Tom, Nicole u martua me këngëtarin Keith Urban dhe çiti u bënë me dy vajza Sunday Rose, 9 vjeçe dhe Faith 7 vjeçe.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com