Lajme

19 August 2018

Një asteroid ka marrë emrin e mbretëreshës së soulit dhe do të vijojë orbitën përreth planetit Mars

Aretha Franklin nderohet dhe nga bota e astronomisë dhe hapësirës. Iu dedikua asteroidi “249516 Aretha”, për ta kujtuar mes yjesh mbretëreshën e soulit, që ka fituar 17 “Grammy Awards”.
“Ndjejmë trishtim për ndarjen nga jeta të Aretha Franklin”, – shkruan “Nasa” në “Twitter”. “Asteroidi “249516 Aretha”, me diametër rreth 4 km i zbuluar nga misioni “NeoWise”, ka marrë emrin e mbretëreshës së soulit dhe do të vijojë orbitën përreth planetit Mars”.
Ndër këngët më të famshme të Franklin janë “Respect”, “Chain of Fools” dhe “Think”. Në vitin 2005 u nderua me Medaljen presidenciale të Lirisë. Funerali pritet të bëhet më 31 gusht.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com