Lajme

12 February 2018

Një foto nga familja Beckham që po bën xhiron e botës për dashurinë familjare që ajo përcjell

Familja Beckham prej vitesh ka marrë epitetin si familja ideale. Të suksesshëm në karrierë, kanë famë, para, të bukur, skandalet nuk janë pjesë e tyre dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja është se janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe këtë e tregojnë në çdo dalje publike.

Victoria Beckham prezantoi në javën e modës në New York, koleksionin e saj më të ri, i cili ndryshe nga të tjerat, elementi kryesor ishte komoditeti, me këpucë të sheshta ose me takë shumë të shkurtër dhe veshje praktike të vlefshme edhe për ato vajza të cilat duan që të fshehin defektet në trup.

Mes fotove të shumta që u shpërndanë nga sfilata e saj, një foto po bën xhiron e botës. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë modele apo ndonjë detaj të mrekullueshëm në vilën ku zgjodhi të paraqiste koleksionin e saj, por është foto e fëmijëve të saj dhe bashkëshortit që shohin Viktorian plot adhurim teksa ajo po largohet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com