Lajme

17 July 2017

Një intervistë që nuk duhet humbur : Komediani Chappelle VS Kendrick Lamar

|
By
|
0 Comment
|

Në vitin 2003 shfaqja klasike e komedisë “Chappelle’s Show”, u shfaq për herë të parë në televizion dhe reperi Kendrick Lamar ishte pjesë e komedisë.Po atë vit Lamar bëri debutimin e tij të mixtapit Y.H.N.I.C. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, komediani i njohur amerikan Dave Chappelle, pati mundësinë të intervistojë yllin e repit për revistën Interview.Biseda mes dy artistëve prek disa gjëra që kanë të përbashkëta, të tilla si të qenit i zi dhe i famshëm, dashuria e tyre për hip-hopin dhe udhëtimet në Afrikë.Kendrick Lamar tregon për udhëtim e tij në Afrikë si një cak që ka dashur të arrijë në jetë.
“Unë shkova në Afrikën e Jugut në Durban, Cape Town, Johannesburg,” tha Lamar.
“Jashtë parave, suksesit, dhe çmimeve të fituara … Ky është një vend që ne, komunitetet urbane, kurrë nuk ëndërrojmë për një vend si ky. Ne kurrë nuk ëndërrojmë për Afrikën si një vend i dëshiruar.”
Lamar foli gjithashtu për mënyrën se si fansat e tij kuptojnë vargjet e tij dhe i interpretojnë ato.

“Secili ka mënyrën e vet të kuptimit të këngëve. Fansat e mi shpeshherë janë aty ku duhet. Ndonjëherë ata arrijnë të kuptojnë gjithë tekstin tim. Është interesante se sa larg mund të mbërrijë një ide. Pjesën më të madhe të albumit tim të parë e kam shkruar në kuzhinë e nënës sime dhe tani nga gjithë bota mund të dëgjoj njerëzit duke recituar rreshtat e mi dhe të shoh se kanë kuptuar ngjarjen, edhe pse nuk janë nga i njëjti vend ku unë jam rritur”.

|

Leave a Reply