Lajme

12 June 2018

Një martesë me Alex Rodriguez? Ja çfarë mendon Jennifer Lopez….

Jennifer Lopez prej një kohe shumë të gjatë është në një lidhje dashurie me sportistin Alex Rodriguez.

Në një intervistë për “Good Morning America”, Jennifer ka treguar se pavarësisht se mes tyre gjithçka po shkon për mrekulli ata nuk kanë në plan ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

“Ne duhet ta marrim shtruar. Kam bërë shumë gabime në të kaluarën dhe tani të dy jemi në moshë të pjekur. Ne jemi të rritur, do të marrim kohën tonë dhe do t’i bëjmë gjërat me ritmin tonë. Tani për tani jeta jonë është e mrekullueshme. Mes fëmijëve tanë dhe punës, ndihemi të bekuar. Nuk duam asgjë më shumë në këtë moment”, ka thënë Jennifer.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com