Lajme

13 July 2019

Një ngjarje e rrallë që ndodhi për herë të parë në Tiranë (foto)

Aty nuk kishte VIP-a që të “pushtonin” Instagramin-in me chek in e me gota Prosecco në dorë, nuk kishte as fustane me temina. Ishte Fizikantja e mirënjohur shqiptare Mimoza Hafizi së bashku me studentët e saj të fizikës, për t’i ofruar qytetarëve të Tiranës mundësinë e të parit satelitin natyror të planetit Tokë, Hënën, falas me teleskop me rastin e 50- vjetorit të zbritjes së parë të njeriut atje.

 

Në këtë ngjarje të rrallë në kryeqytet ishte  edhe gazetarin dhe moderatori i MCN Radio, Ronaldo Sharka.

 

Në këtë event të rrallë ku nuk kishte shumë nevojë për të bërtitur me të madhe, nuk ishin të pakët ata që ndaluan e të shihin, ndoshta për herë të parë në jetën e tyre hënën me teleskop.

Qershia mbi tortë në këtë event ishte komenti i një të riu vetëm 55- vjeç teksa pyeste ekspertin e kujdesit të teleskopit nëse ka apo jo bar – kafe në hënë. Ne jemi duke gjetur mënyrën për t’ja komunikuar Elon Musk këtë thirrje të të riut 55- vjeçar sepse realisht nuk ja vlen të shkosh në hënë nëse nuk ka bar – kafe

Në një bisedë me Lorin dhe Ronin, Mimoza Hafizi tregoi disa detaje nga aktualiteti i saj i karrierës dhe e shkuara e politkës, ku mesa duket nuk ka aspak ndërmend t’i rikthehet.

 

Fizikantja dhe ish-deputetja Mimoza Hafizi u shpreh se qëllimi i saj është t’i kthehet Univeristit dhe Fizikës.

“Dua ti kthehem 100% universitetit dhe studentëve, nuk dua të kem shkëputje nga Fizika. Kam qenë në disa koferenca të rëndësishme shkencore këto kohë dhe angazhimet e mia do jenë studentët dhe Fizika”, u shpreh Hafizi.

E pyetur përsa i përket rolit të saj në politikë ajo u shpreh se situata poltike ka degraduar duke shtuar se e vetmja mënyrë për të “çarë” në ketë degradim është që të bëhesh pjesë e tij.

Në poltikë mund të ecësh vetëm nëse bëhesh ashtu si duan të tjerët të të shohin duke hequr dorë nga parimet dhe qëllimet. Edhe nëse futesh me qëllim për të ndryshuar diçka, nëse nuk devijon dhe të bëhesh ashtu si të kërkon politika të jesh, do dështosh. Ç’farë është dështim në këtë poltikë që bëhet këtu, është një fitore morale, fitore kjo që asnjë fitues politik nuk ka interes ndaj saj”, –tha Fizikantja Mimoza Hafizi.

 

Ndër të tjera ajo shtoi se ndihet komode që arriti të shkëputej nga ky llum në kohën e duhur.

Studentë të apasonuar të fizikës së bashku me profesoreshën e tyre nuk nguruan të shpehnin entuziazmin për evenimetin. Një prej tyre u shpreh se Shqipëria ka të drejtën të zgjedhë një yll nga hapësira, emri i të cilit nuk është përcaktuar akoma.

“Emri i yllit i cili do t’i përkasë Shqipërisë do t’i paraqitet NASA-s si projekt dhe do ketë një emër i cili është ende në diskutim. Zakonisht yjet kanë emra të mitologjive greke, nuk është e thënë që ylli ynë të jetë pjesë e mitologjisë ilire, mjafton që ky yll të mos jetë emri e i njeriu të gjallë ose heroi lufte për të mos patur konflikte interesi dhe të mos ngjallë polemika poltike”, tregoi njëra prej studenteve të Fizikës.

Nga kjo pikpamje jemi disi të qetë pasi nuk ka rrezik që ylli i Shqipërisë të ketë emrin Erion Veliaj.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com