Lajme

15 November 2018

Një sukses i vërtetë! Shiten të gjitha biletat e koncertit të sotëm recital të Anxhela Peristerit

Anxhela Peristeri nihet për produksionet e saj të suksesshme muzikore, për zërin e saj karakteristik dhe gjithë energjinë që përcjell me këngët e saj në performancat Live. Ditën e sotme, Anxhela vjen me një surprizë për të gjithë admiruesit e muzikës së saj.

Tek Qenda Kulturore, Katedralja Ortodokse për herë të parë ajo do të organizojë koncertin e saj të parë recital. Por së bashku me Anxhelën për të ndarë momente emocioni dhe dashurie, është e ftuar speciale edhe Elhaida Dani.

Ende pa nisur, koncerti i saj po rezulton një sukses i vërtetë pasi mësohet se janë shitur të gjitha biletat. Një natë për të mos u humbur, magjike dhe plot surpriza, premton Anxhela për gjithë fansat e saj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com