Lajme

05 April 2018

Një tjetër “provë” që Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë martuar…..

Prej shumë kohësh është diskuruar se Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsworth janë martuar në New South Wales, ku jeton vëllai i Liam. I pyetur nga mediat vëllai i Liam nuk e pranoi këtë gjë, por qeshi në mënyrë të dyshimtë, ndërsa më pas këmbënguli që ata nuk janë zyrtarisht të martuar.

Por së fundmi, ata u fotografuan duke dalë për darkë dhe ishin mjaft të shkujdesur dhe të veshur sportivë, teksa dilnin nga restoranti dhe shkonin drejt makinës. Por ajo që ngriti dyshime te të gjithë ishte unaza që Liam mbante në gishtin e martesës. Ai mbante një unazë rreth flori dhe kjo mund të jetë një shenjë se ata janë martuar fshehtas.

Një tjetër provë kjo që vërteton spekulimet e ngritura dhe martesën e tyre.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com