Lajme

14 September 2018

Një vit të martuar, ja ku po e festojnë përvjetorin e parë Marina dhe Getoari

U duk disi i çuditshëm vendimi i Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit për t’u larguar për pushime në javën e dytë të shtatorit.

Jo se ka ndonjë rregull që pushimet duhet të bëhen në muajt e verës, por pse pikërisht këtë javë?

Ja pra që udhëtimi e ka një qëllim dhe përkon fiks me datën 11 shtator të një viti më parë, kohë kur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi lidhën kurorë.
Kështu moderatorja e njohur dhe reperi i BabaStars, zgjodhën Kubën për të festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Fotot nuk kanë munguar në profilet e Instagramit të secilit edhe pse ende jemi në pritje të një fotoje të përbashkët.

View this post on Instagram

Havana na na…

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com