Lajme

24 November 2017

Njihuni me sozinë e Nora Istrefit, s’do ta besoni ngjashmërinë e madhe mes tyre

Quhet Nicola Spaho dhe ka qenë përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Europe 2017, në të cilin arriti në 10 finalistet. Ajo prej disa vitesh punon si modele, por me imazhin e saj jemi njohur edhe më shumë pas publikimit të këngës së reperit të njohur 2Ton, “Papi”. Në të bukuroshja 23 vjeçare shfaqet si protagonistja e videoklipit. Në një intervistë të dhënë së fundmi për Revista Vip në bashkëpunim me MCN Radio moderatorja Antoneta Koçi i vuri në dukje ngjashmërinë e shumë përmendur me Nora Istrefin. Ajo e komentoi krahasimin me të si një fakt pozitiv por theksoi faktin që dëshiron të njihet më shumë për punën e saj se sa për ngjashmërinë me këngëtaren e njohur.
Për më shumë shikoni videon më poshtë.

|

Leave a Reply