Lajme

17 April 2018

Noizy i tha e ke ballin si shpull, Oriola Marashi ia kthen me të njëjtën monedhë

Noizy dhe Oriola Marashi janë dy personazhe tipike që nuk i kursejnë ngacmimet ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale dhe sidomos në Instagram.

Ditën e djeshme ishte modelja e cila publikoi një foto në Instagram dhe miku i saj i la një koment jo dhe aq pozitiv duke marrë parasysh faktin se Oriola kishe realizuar një foto goxha të arrirë.

“Balli jot si shpull” shkruante Noizy në komentin e tij dhe mesa duket modelja nuk ia ka përtuar duke reaguar me anë të një komenti që e ka “thumbuar” reperin.

“Kush foli ti që e ke kokën si shpatull”, shkruan Oriola Marashi në reagimin e saj në Instagram.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com