Lajme

18 December 2016

Noizy probleme me policinë

Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj Rigers Rajkut, 30 vjeç, i njohur si ‘Noizy’. Reperi shqiptar, po udhëtonte me makinën e tij, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa në Durrës. Pas një kontrolli, policia dha urdhër të shoqërohej në ambientet e Komisariatit, pasi u verifikua se nuk kishte leje drejtimi e kishte gjoba të papaguara. Këngëtari nuk iu bind policisë dhe u largua. Efektivët janë vënë në ndjekje të tij duke bërë të mundur kapjen e shoqërimin e Noyzi-t, për disa orë në Komisariatin e Durrësit.
Gjithsesi kjo ngjarje duket se nuk ka ndikur në aktivitetin artistik të reperit. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një video nga koncerti në Firence të cilën mund ta shihni më poshtë.

Midis Firenze cmenduri live 😜💥🇮🇹

A video posted by NOIZY (@zinizin) on

|

Leave a Reply