Lajme

21 May 2018

Merkel dhe Macron votuan për të, ndërsa kryeministri i këtij vendi e takoi personalisht për t’i dhënë çmimin prestigjoz

Një nga figurat politike më të fuqishme në botë, kancelarja gjermane Angela Merkel, duket se paska votuar për këngën e bukuroshes shqiptare që përfaqësoi Qipron, Eleni Foureira. Në një moment pushimi gjatë Samitit të Bashkimit Europian- Vendeve të Ballkanit Perëndimor, I cili u mbajt në Sofie, Bullgari, liderat politikanë bën disa komente dhe ndan opinionet e tyre për finalen e Eurovizionit. Ndër to u dëgjua edhe komenti I Angela Merkel, e cila u afrua te mikrofoni dhe tha “Fuego”! Me sa duket i të njëjtit mendim ishte edhe presidenti Macron i Francës, i cili buzëqeshi dhe aprovoi me kokë.
Ky lajm u publikua edhe nga mediat në Qipro. E surprizuar në maksimum, Eleni e shpërndau videon me këtë moment në rrjete sociale.


Por fansat e saj politikanë nuk qenkan të paktë siç duket. Kryeministri I Luksemburgut, Xavier Bettel dhe bashkëshorti I tij gjithashtu ishin simpatizantë të kësaj kënge. Ata ishin të pranishëm gjatë finales në Lisbon ku edhe kërkuan ta takonin personalisht artisten dhe I dhuruan çmimin Marcel Besançon Artistic Aëard për 2018.
Krenar për të, shtëpia diskografike që ka nën menaxhim Foureira-n, Panic Records ndan në rrjete sociale foto nga ky moment.


Më poshtë po ju bashkangjisim videon e performancës energjike të artistes në finalen e Eurovizionit.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com