Lajme

08 October 2019

Nuk e harroj kurrë herën time të parë në stadium

Enkeleida Zeko një nga figurat më të spikatura të gazetarisë sportive, një ndër të parat femra që moderoi programin sportiv ishte e  ftuar sot në ”Sara Radio Show” .Enkeleida si rrallë herë vendosi të na rrefente eksperiencën e saj te parë në një stadium ku luhej futboll , në një kohë kur mentaliteti nuk e përtypte kollaj përshtatjen e femrës me fushën e futbollit dhe pjesëmarrja e femrave në stadium ishte shumë e vogel për ta dëshiruar një sfide të tille.

 

 

 

Koha kalon dhe gjërat ndryshojnë. Sot Enkeleida vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e fushës së sportit dhe sigurisht shoqëruesja më e mirë e partnerit të saj për sa i përket ndjeshjeve të futbollit dhe pjesëmarrjeve të shumta në stadium. Emancipimi dhe civilizimi i femrave në ditët e sotme është qartazi i dukshëm, tifozeria e tyre në tribunat e arenave sportive është rritur ndjeshëm duke bërë që shpeshherë të jenë protagoniste të takimeve sportive.

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com