Lajme

23 December 2018

Nuk fitoi “Festivalin e Këngës”, ja reagimi i Jonida Maliqit pas përfundimit të spektaklit

Me këngën “Më e fortë”, këngëtarja Soni Malaj konkurroi në skenën e “Festivalit të Këngës” për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurosong”. Kënga u prit mirë nga shikuesit dhe këngëtarja u vlerësua jo vetëm për vokalin, por edhe për performancën e saj. Mirëpo, Soni nuk e preku dot çmimin e madh, pasi fituese e festivalit u shpall këngëtarja Jonida Maliqi. Në një postim në “Instagram”, Soni falederon të gjithë ata që e pëlqyen këngën dhe tregon se ky do të jetë një kujtim i bukur. Ajo nuk harron të urojë edhe kolegen e saj Jonida Maliqi.
“Ky dhjetor më fali një kujtim shumë të bukur, më tregoi sesi muzika ime, mund të bashkojë në 3 netë shqiptarët e mi, publikun tim dhe publikun e huaj, ata që u bashkuan nën një gjuhë të panjohur, por e dashuruan si kurrë më parë! U riktheva në një garë duke besuar, dashuruar e punuar fort për një këngë, me të cilën besoj edhe nga mbështetja juaj, do ta kemi refren gjatë së  bashku! Në çdo rrugetim, unë kam nxjerrë mësimet e mia…Të këtij dhjetori i kam në zemer! Urime kolegëve me të cilët ndamë skenën, Jonidës mbarësi në Izrael! Mezi pres të ndajmë projektet e tjera, ju dua pafund!❤️ – shkruan Soni Malaj. 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com