Lajme

24 June 2019

Nuk keni për t’a besuar, zbulohet njeriu që udhëheq botën!!

Vali Corleone është rikthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të disa deklaratave të tij në formatin televiziv “n’Kosovë Show”, në First Channel.

Vali Corleone vazhdon dhe befason me deklaratat e çuditshme që madje as ai vetë nuk i beson.

Ndër të tjera Corleone ka shtuar se ai udhëheq dhe kontrollon botën, madje madje, ai ka shtuar se, taksa ndaj mallrave nga Serbia për në Kosovë është propozim i tij, propozim i cili  më pas u miratua nga politikanët kosovarë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, Vali theksoi se ka marrëdhënie të mira me presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe me shumë emra të tjerë të fuqishëm të botës.

Ne për vete i besojmë të gjitha këto që tha Vali, madje madje edhe emisionin MCN Urgjenca në MCN Radio e bën Vali, i cili kujdeset për çdo detaj. Pa Valin ai emision nuk do të ishte gjëkundi.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com