Lajme

24 March 2019

Jordyn Woods nuk i intereson më skandali i tradhëtisë, fotografohet e lumtur në publik

Pas skandalit të tradhëtisë me Tristan Thompson, Jordyn Woods javët e fundit ka qenë ndër personazhet më të diskutuar në mediat rozë. Pavarësisht se në fillim ajo u shpreh se ndjehej keq për tradhëtinë, duket se ka arritur ta kalojë këtë periudhë të vështirë. Ditën e premte ajo është fotografuar në Kaliforni duke qeshur përkrah një mike dhe nënës së saj.

“People” ka mësuar se pasi u largua nga shtëpia e Kylie Jenner, Jordyn po jeton me të ëmën. Mbrëmjen e djeshme ajo kishte veshur një xhaketë dhe minifund të zi, që i nxirrnin në pah format trupore. Pasi në media doli lajmi se Tristan kishte tradhtuar Khloen me Jordyn, kjo e fundit ka vendosur të rikthehet sërish zyrtarisht, duke qenë se pritet të promovojë edhe linjën e saj të re të rimelit. Woods ka pranuar publikisht fajin e saj, por ka mohuar se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së Khloe dhe Tristan

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com