Lajme

22 June 2019

Pak ma afër Gentit!

Pas suksesit të “Ma Jolie”, Gent Fatali vjen me një tjetër prodhim muzikor.

I ftuar pak kohë më parë në MCN Urgjenca në MCN Radio me Ronaldo Sharkën, Genti u shpreh se po punon për shumë hite të reja të cilat do të publikohen përgjatë verës.

Ditën e djeshme, reperi nga Kosova ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në “YouTube” këngën me titull “Pak ma afër”.

Tekstin e këngës e ka bërë vetë Genti, video është realizuar nga Max Production, ndërsa muzika është bërë nga Apollo.

“Pak ma afër” nga Gent Fatali me siguri që ka për të qenë një nga hitet e kësaj vere.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com