Lajme

10 August 2018

Palestra sjell rezultat për RiRi-n, shfaqet mjaft në formë në fotot e fundit me bikini

Pak kohë më parë Rihanna përballoi me shumë qetësi një sërë komentesh, të cilët aludonin se këngëtarja ishte shtatzënë. Ajo ka treguar se pesha e saj ndryshon shumë shpesh dhe këtë nuk e ka aspak problem.

Pasi vitin e fundit e pamë më të shëndoshë se kurrë, por të lumtur me fizikun e saj, Rihanna vendosi që t’i rikthehej stërvitjeve dhe rezultatet janë të dukshme.

30-vjeçarja festoi ditëlindjen e parukierit të saj, ndërsa u shfaq në plazh me rroba banje në Barbados, të enjten.
Fotoja u publikua nga mikesha e saj dhe këngëtarja duket perfekte me bikinit e kuq, që i tregojnë barkun e sheshtë dhe kofshët me muskuj.
Këngëtarja duket që ka rënë në peshë dhe kjo gjë u vu re edhe nga fansat.

“E dashur dukesh e mrekullueshme”; “RiRi kaq e dobët?”, ishin dy nga komentet e fansave.
Së fundmi Rihanna u shpreh se do të tregonte më shumë kujdes për fizikun e saj.
“Do të rikthehem në palestër dhe shpresoj që të mos humbasë të pasmet apo ijët. Do të humbasë pak peshë, por jo të gjithën”, tha Rihanna për “British Vogue”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com