Lajme

20 November 2018

Paris Hilton dhe i fejuari i saj i japin fund lidhjes së tyre

Trashëgimtarja e njohur, Paris Hilton dhe i fejuari i saj aktori Chris Zylka, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Burime pranë çiftit kanë thënë për Revistën “People” se çifti janë ndarë këtë javë, dhe ka qenë Hilton ajo që i ka dhënë fund lidhjes.

Sipas burimit marrëdhënia midis tyre ishte përkeqësuar sidomos 6 muajt e fundit dhe kjo është arsyeja që Paris Hilton kishte kërkuar fillimisht të shtynte martesën sepse ajo nuk po ndihej gati të martohej. Ajo kishte filluar të kishte dyshime nëse Chris ishte personi ideal për të.

Paris momentalisht është e fokusuar në karrierën e saj dhe po udhëton në vend të ndryshme të botës. Për sa i përket marrëdhënies tashmë me ish-të fejuarin, Paris shpreson të mbeten miq të mirë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com