Lajme

13 June 2018

Pas 19 vitesh Alessandro Del Piero dhe Sonia Amoruso i japin fund martesës

Futbollisti italian, Alessandro Del Piero dhe bashkëshortja e tij, Sonia Amoruso, i dhanë fund martesës 19-vjeçare. Sipas mediave italiane dyshja nuk ishte parë bashkë dhe tashmë ndarja e tyre është përfundimtare .

Dashuria e tyre konsiderohej si një histori përrallash, por që nuk arriti t’i rezistonte dot kohës. Prej kohësh çifti me 3 fëmijët jetonte në Los Angeles, pasi ish-kampioni i Juventus-it ishte kthyer nga jeta në Australi dhe Indi.

Del Piero dhe Sonia Amoruso nuk kanë publikuar një fotografi së bashku 2 vitet e fundit dhe nuk janë shfaqur si çift në asnjë event publik gjatë kësaj periudhe.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com