Lajme

22 January 2018

Pas 5 muajsh në lidhje, tashmë Dua Lipa single

Superylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, sipas tabloideve britanike i ka dhënë fund romancës së saj me Paul Klein.

Është tabloidi britanik The Sun që ka trajtuar situatën aktuale të bukuroshes nga Prishtina.
Dua prej disa kohësh ka qenë në një romancë me Paul Klein, me të cilin madje janë parë shpesh bashkë dhe pushimet i kaluan bashkë.
22 vjeçarja dhe solisti i bendit LANY ka pesë muaj që kanë qenë bashkë, mirëpo duket se i kanë dhënë fund lidhjes për shkak të vështirësive.

“Dua dhe Paul kanë kaluar shumë mirë bashkë, por gjërat nuk funksionuan. Ndarja ka risjellë kujtimet e saj për Isaacun me të cilin ishte ndarë në të njëjtën kohë vitin e kaluar”.
“Ajo i ka shkruar përsëri atij, por me që ishte jashtë Britanisë javët e fundit Dua dhe Paul nuk janë parë me njëri-tjetrin”, thekson burimi i afërt me The Sun.

Ende vet këngëtarja shqiptare nuk e ka konfirmuar situatën e saj të re në jetën private.
Dua më parë ka qenë në lidhje me Isaac Carew, kurse viti 2017 ishte më i suksesshmi për të në të gjitha aspektet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com