Lajme

24 January 2018

Pas 50 vitesh karrierë Elton John merr vendimin drastik

Legjenda e muzikës, Elton John, ka vendosur që të mos shkojë më nëpër turne dhe se është koha të përshëndetet nga performancat skenike.

Arsyet e këtij vendimi janë të natyrës shëndetësore, por edhe për shkak të shitjes së dobët të albumeve.
Vitin e kaluar, muzikanti kaloi 12 ditë në spital për shkak të një infeksioni bakterial.
Më herët artisti ka thënë se dëshiron të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij dhe se një ditë do të vijë koha kur duhet të heqësh dorë nga turnetë.

Këngëtari, pianisti dhe kompozitori anglez ka një karrierë muzikore prej gjysmëshekulli, gjatë të cilës ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh duke u bërë njëri prej muzikantëve më të suksesshëm në botë.
Mbi 50 këngë të tij kanë kryesuar top-listat kryesore, ndërsa shtatë albume radhazi kanë qenë më të shiturit në SHBA, ndërsa nëntë këngë kanë zënë vendin e parë në top-listat e Billboard.

|

Leave a Reply