Lajme

14 March 2019

Pas babait, Bebe Rexha kritikohet edhe nga mamaja e saj!

Kënga “Last Hurrah” e artistes Bebe Rexhës u prit mjaft mirë nga fansat e saj,duket se familja Rexha nuk ka të njëjtin mendim.

Para disa ditësh Bebe ka treguar se babai i saj nuk e pëlqeu aspak klipin dhe e cilësoi “pornografi”,dhe për këtë arsye ai edhe nuk i ka folur për disa kohë. Por nuk ka qenë i vetmi që nuk ka pëlqyer disa gjëra në punën e saj.

Ajo ka zbuluar për “AOL” se dhe mamaja e saj kishte një ankesë për hitin “I’m a Mess”. Ajo “urren” që Bebe flet hapur për terapinë psikologjike dhe e tregon në pjesë të këngës:
“It’s gonna be a good, good life
That’s what my therapist say.” (Do jetë një jetë e mirë, kështu thotë terapisti im)

Mamaja e saj është shprehur se nuk duhet t’i lërë njerëzit të mendojnë se ajo nuk e ka rritur mirë.

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com