Lajme

10 June 2018

Pas festimeve për ditëlindjen e Kany West, Kim publikon foton e ëmbël me vogëlushët e saj

Ditën e djeshme, Kanye festoi 41-vjetorin në një darkë intime në shtëpi.“Gëzuar ditëlindjen zemër. Ka qënë një vit i ashpër, por ne jemi këtu dhe gjithçka është mirë! Jam krenare për ty që po kthehesh të realizosh albume dhe të përmbushësh ëndrrat e tua! Ti më inspiron të bëj të pamundurën realitet. Të dua!”, ishte urimi i Kim në foton ku Kanye shfaqet me vajzën e tyre të vogël Chicago.


Dhe mëngjesin e sotëm, Kim Kardashian na dhuroi një copëz të imazhit të familjes Kardashian-West, teksa postoi një foto me tre fëmijët e saj. Chicago, Saint dhe North shfaqeshin në krevat së bashku me nënën e tyre Kim.

“Mirësevini në jetën e mirë”,shkruan Kim krahas fotos së publikuar në “Instagram” me fëmijët e saj.

Mirëpo fansat janë të fiksuar tek ngjashmëria e madhe mes Kim Kardashian dhe vogëlushes Chicago. “Është identike! Një ‘Kim’ i vogël!”, komentojnë fansat në profilin e Kim.

Welcome to the good life…

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com