Lajme

14 September 2018

Pas këngës “Komshia”, West Side Family ka gati produksionin e ri muzikor

Pas këngës “Komshia” West Side Family do të rikthehet sërish me një projekt të ri muzikor. Një këngë që ashtu sikurse ata kanë paralajmëruar në rrjetet sociale do t’i dedikohet tërësisht familjes.

“Familja, BOHU GATI! Së shpejti projekti më i ri nga WEST SIDE FAMILY”, shkruan Landi bashkëngjitur postimit të tij. Por këtë herë ata rikthehen edhe më fuqishëm sepse kanë bashkëpunuar edhe me kantautorin e njohur Elgit Doda, i cili gjithashtu e ka shpërndarë videon në Instagram.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com