Lajme

14 August 2018

Pas rikthimit së bashku, Zayn Malik vendos të propozojë për fejesë Gigi Hadid

Nëse mendoni se propozimet e dashurisë për këtë verë kanë mbaruar gaboheni. Një tjetër çift duket se është duke përgatitur një surprizë vërtet të bukur. Mediat britanike raportojnë se Zayn Malik është gati të propozojë të dashurën e tij Gigi Hadid.


Sipas “The Sun”, ai ka shumë dëshirë të ulet në gjunjë përpara modeles sepse kërkon t’i vërtetojë dashurinë që ka për të. Por s’mbaron me kaq pasi Zayn ka menduar edhe për dasmën, e cila do të jetë krejtësisht sekret dhe pa asnjë të ftuar, përveç dy dëshmitarëve.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com