Lajme

05 November 2018

Pas rikuperimit, Demi Lovato në një lidhje të re me Henry Levy

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato para disa muajsh u gjet pandjenja si pasojë e një  mbidoze droge. Ajo ka kaluar një periudhë tejet të vështirë sepse u detyrua të shkonte në një qendër rehabilitimi. Por duket se Demi e ka lënë pas periudhën e vështirë dhe tani është duke festuar jo vetëm rikuperimin shëndetësor por edhe lidhjen e saj të re.

 

Ajo u fotografua në një restorant sushi në Beverly Hills, së bashku me dizenjuesin Henry Levy,i cili themeloi markën Enfants Riches Deprimes në 2012-n dhe njihet me emrin Henri Alexander. Çifti po kalonte disa momente intime, ndërsa prania e tyre ra në sy nga klientët e tjerë.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com