Lajme

27 October 2018

Pas “Shallow”, Lady Gaga dhe Bradley Cooper publikojnë këngën e re “I’ll Never Love Again”

Filmi “A Star Is Born”, ku protagonistë kryesorë janë Lady Gaga dhe Bradley Cooper ka fituar zemrat e publikut. Por ajo që e bën edhe më të veçantë është edhe fakti se ata gjatë filmit kanë kënduar edhe disa këngë të cilat po kthehen në hite.

Dy protagonistët i kanë kënduar drejtpërdrejt pjesët e tyre të këngës gjatë xhirimit të filmit, gjë të cilën e kishte kërkuar Cooper, i cili është  producent, regjisor dhe skenarist i filmit.

Pas duetit “Shallow”, që ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100, është publikuar edhe kënga e re  “I’ll Never Love Again”.

Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Warner Bros tash e ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit. Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com