Lajme

12 October 2017

Pas skandalit “braktiset” nga të gjithë, përfshirë bashkëshortja e tij

Bashkëshortja e Harvey Weinstein ka vendosur të braktisë producentin e famshëm për shkak të skandalit të ngacmimeve seksuale, duke thënë se ka nevojë të qëndrojë larg tij për t’u kujdesur për fëmijët.

“Më vjen shumë keq për të gjitha femrat që kanë vuajtur këtë dhimbje të tmerrshme për shkak të këtyre veprimeve të pafalshme”, ka deklaruar stilistija, Georgina Chapman, për revistën “People”.

“Kam vendosur të largohem nga bashkëshorti im. Kujdesi ndaj fëmijëve të mi është prioritet im dhe i kërkoj medias të respektojnë privatësinë këtë herë”.

Në një deklaratë të bërë nga zëdhënsi i tij, Harvey Weinstein ka thënë: “Unë e respektoj vendimin e saj. Unë jam në një qendër rehabilitimi dhe ndoshta, kur të jem më mirë, mund të rikthehemi bashkë”.

|

Leave a Reply