Lajme

12 October 2017

Pasi doli hapur me Klea Hutën, Elgiti tregon të vërtetën e dhimbshme

Edhe pse ishin përfolur prej kohësh për një lidhje, Elgit Doda dhe Klea Huta vazhdonin ta mbanin të fshehur atë duke mos e pranuar.
Madje Klea edhe pse vetëm një ditë më parë e kishte mohuar të kishte diçka më shumë me producentin, të nesërmen i habiti të gjithë teksa postoi një foto ku Elgiti po e puthte në ballë, duke deklaruar kështu publikisht se ishin vërtet në një lidhje. Të njëjtën gjë bëri edhe këngëtari, por si duket diçka e shqetëson në këtë histori.
Ai sot ka reaguar me anë të një postimi ku ndër të tjera shfaq shqetësimin se në Shqipëri, nuk bën zhurmë puna e një artisti por lidhjet dhe ndarjet.
Statusin e tij të plotë keni mundësi ta lexoni më poshtë:
Çfarë i duhet arti një artisti?
Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!
Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.
I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!
Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”

Çfarë i duhet arti një artisti? Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt! Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar. I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt! Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend"

A post shared by G I T I ® (@elgitdoda) on

|

Leave a Reply