Lajme

14 August 2018

Pasi Gerarg Pique njoftoi largimin nga kombëtarja spanjolle, Shakira i ofron mbështetje me mesazhin më të bukur

Futbollisti Gerard Pique nuk do të luajë më me kombëtaren e Spanjës, pasi vetëm pak orë më parë lajmëroi tërheqjen nga përfaqësuesja “La Roja”. Ai në njoftimin e tij u shpreh se po tërhiqet nga ndeshjet kombëtare për tu përqendruar me ekipin e tij, Barcelonën.

Për një vendim të tillë aspak të lehtë edhe e dashura e tij Shakira i ka treguar mbështetjen e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar se përfundoi vetëm një aventurë në jetë.


“I dashur, përfundoi një aventurë që do ta mbajmë gjithmonë në zemrën tonë. Një nga momentet më të lumtura të jetës sime ishte kur të pashë të ngrije lart Kupën e Botës në vitin 2010″. shprehet Shakira në postimin e saj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com