Lajme

23 May 2019

Liv 1 vjeçe, për herë të parë foto e plotë e vajzës së Eno Popit

Një vit më parë moderator i njohur, Eno Popi, u bë për herë të parë baba i një vajze të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Liv . Eno dhe bashkëshortja e tij janë treguar mjaft diskretë dhe asnjëherë nuk kanë publikuar foto ose video të vajzës me fytyrë, duke ruajtur kështu privatësinë e saj.

Mirëpo, ditën e sotme vogëlushja mbush 1 vjeç kështu që Eno ka vendosur ta urojë publikisht me një foto shumë speciale. Moderatori ka publikuar një foto ku shihet së bashku me Liv duke e prezantuar kështu me të gjithë ndjekësit e tij.

“L1V”, ka shkruar moderatori pranë fotos e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe Liv ka marrë një sërë urimesh.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com