Lajme

18 June 2018

Për herë të parë ndodh çudia në familjen mbretërore: Së shpejti do zhvillohet një martesë e një çifti gay

Pas dasmës madhështore të Princit Harry me Meghan Markle u zhvillua dasma e mbesës së princeshë Dianës, Celia McCorquodale dhe së shpejti pritet edhe dasma e Princeshës Eugenie.

Mirëpo para dasmës së Princeshës Eugenia për herë të parë në historinë e familjes mbretërore do të ndodhi edhe një dasmë e pazakontë.

Më 12 tetor kushëriri i mbretëreshës, Lord Ivar Mountbatten do të martohet me një person të të njëjtës gjini. Ai ka qenë i martuar më parë me Lady Penny Mountbatten, me të cilën ka tre vajza, ndërsa më në fund ka vendosur të kurorëzojë me martesë lidhjen e tij shumëvjeçare me James Coyle.

Dasma do të mbahet në fund të verës dhe ai është shprehur se vajzat e tij janë shumë të emocionuara për dasmën. Po ashtu edhe ish-bashkëshortja do të jetë e pranishme në dasmë, pasi ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Mirëpo ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi i mbretëreshës Elizabeth, dhe nëse do të jetë apo jo edhe ajo e pranishme në dasmën e kushëririt të saj.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com