Lajme

08 February 2018

Për Jim Carrey “Facebook” është kthyer në “Fakebook”, prandaj nuk heziton të mbyllë llogarinë e tij personale

Aktori hollivudian, Jim Carrey ka njoftuar përmes llogarisë personale në Twitter se po planifikon të heqë dorë prej Facebookut. Aktori shprehet se ka marrë një mësim prej ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Rusia bëri ndërhyrje në zgjedhjet tona, por ende nuk po bëjnë mjaftueshëm për ta ndaluar atë. I inkurajoj investitorët e tjerë, të cilët kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, ta bëjnë të njëjtën #unfriendfacebook”, shkroi aktori.

Carrey shoqëroi portretin e Mark Zuckenbergut, pranë të cilit është butoni “Unlike” me mbishkrimin “Fakebook”.

“Ne duhet të mbështesim një kontroll më të mirë të rrjeteve sociale, qasja e lehtë në media kërkon më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për menaxhimin e tyre”, ka vazhduar aktori.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com