Lajme

05 November 2018

Performanca e Bebe Rexhës në “MTV Europe Music Awards”, merr vlerësimin maksimal

Në eventin e rëndësishëm të muzikës , që u mbajt në Bizkaia Arena në Bilbao të Spanjës, performanca e Bebe Rexhës arriti të merrte vëmendjen maksimale. Gjithçka ishte e realizuar në perfeksion duke filluar nga paraqitja e saj, zëri dhe koreografia e realizuar.

Bebe performoi hitin “I’m a Mess” dhe u shfaq e veshur me një trupore të kuqe lëkure dhe çizme të gjata të po së njëjtës ngjyrë.

Billbord në shkrimin dedikuar këngëtares shqiptare shkruan: “Ndoshta askush nuk përfitoi më mirë nga eventi sesa Rexha, e cila dha më të mirën gjatë performancës. Ajo doli nga vaska, vrapoi përgjatë një ushtrie kërcimtarësh të veshur me përparëset e infermierëve, kërceu në një platformë të lëvizshme dhe u kthye sërish në vaskë, të gjitha këto në 3 minuta me vokalin fantastik”.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com