Lajme

14 May 2019

Përse nuk ia theve turitë Ledri Vulës? Gent Fatali flet për mashtrimin e këngës “Shumë pis”.

“Shumë pis” nga Era Istrefi dhe Ledri Vula ishte menduar të ishte një bashkëpunim mes Erës dhe Gent Fatalit, i cili ky i fundit ka qenë i ftuar në programin “MCN Urgjenca” nga Ronaldo Sharka në MCN Radio.

Duke marrë parasysh natyrën e programit, Ronaldo e pyet Gent Fatalin se përse nuk e dhunoi Ledri Vulën, pasi i mori këngën.

Genti menjëherë u përgjigj duke thënë se këngën nuk e ka marrë Ledri Vula. “Të mashtruan producentët, si është puna”– ishte pyetja e radhës e moderatorit për të zbuluar më shumë por Genti ka qenë i prerë për të mos folur. “Është një histori që nuk keni për t’a marrë vesh kurrë”– shtoi ndër të tjera Gent Fatali. Ndiqni videon për më tepër:

 

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com