Lajme

13 January 2018

Planet e Stresit përgjatë vitit 2018 do iu habisin…

Stresi foton e parë të realizuar me të dashurën e tij për vitin 2018 e shoqëroi me mbishkrimin:“Viti 2018 do jetë viti ynë”. Nisur nga kjo të gjithë me shumë të drejtë menduam se shumë shpejt do të kemi dasmë.

Mesa duket kemi pasur të drejtë pasi dëshira është shumë e madhe. Stresi ka folur së fundmi për planet e tij për një dasmë në Santorini, larg syve të të gjithëve. Ai tregon se nuk është më ai ‘Bad boy’, dhe këtë shndërrim që ka përjetuar, prindërit e tij e kanë pritur shumë mirë. Muzika duket se do ta shoqërojë edhe për një kohë shumë të gjatë, ose në të kundërtën do t’i dedikohet familjes dhe do të bëjë shumë fëmijë, ndonëse tregon se nuk e sheh të ardhmen e tyre aty.

“Nëse nuk bëj më muzikë, do të bëj kalamaj. Por fëmijët e mi nuk do ta kenë të ardhmen në Shqipëri”, tregoi ai.

|

Leave a Reply