Lajme

18 April 2018

Postimet më të përfolura të Donald Trump tani edhe në letrat higjenike

Twitter është rrjeti social ku postimet e Presidentit Donald Trump janë kthyer ndër më të komentuarat. Së fundmi kompania ‘Toilet Tweets’ ka vendosur të bëjë para edhe nga Donald Trump.

Krijuesit e kësaj kompanie shpjeguan se në versionin e bobinave teke të letrave higjenike janë stampuar 10 postimet më klasike të tij para se të bëhej President, që u panë si më të përshtatshme për këdo.

Ndërsa tek bobinat dyshe janë stampuar 10 postime të tjera të tij të marra nga Twitter mes muajve mars-qershor 2017.

Prej kohësh është bërë një kërkesë e tillë nga publiku dhe tashmë të gjithë mund të kenë letra higjenike me të cilat mund të shkrihen së qeshuri. Kostoja për to është 12 euro për teket ndërsa 18 për dyshet.

|

Leave a Reply

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com